Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkeqësohen raportet e Kosovës me UNMIK-un

2019/06/05 at 6:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përkeqësohen raportet e Kosovës me UNMIK-un

Arrestimi i shtetasit rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga autoritetet e Kosovës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Prishtinës zyrtare dhe misionit të UNMIK-ut.


Mikhail Krasnoshchenkov, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri të vendit. Ai më pas ishte liruar ngase kishte imunitet diplomatik, përkundër akuzave për të cilat kishin folur presidenti dhe kryeministri i Kosovës, se zyrtari rus i UNMIK-ut, ishte kamufluar nën petkun e UNMIK-ut në kundërshtim të veprimeve ligjore të institucioneve të Kosovës.

Ndonëse ishte liruar, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur atë si person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”.

Mediat në Beograd kanë raportuar për një takim mes shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me rastin e arrestimit të shtetasit rus, punonjës i UNMIK-ut. Në administratën e UNMIK-ut nuk kanë ofruar detaje rreth këtij takimi.

Por, të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social facebook, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj e kishte quajtur adresë të gabuar Beogradin për t’i diskutuar këto çështje.

Ai po ashtu ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision, siç thotë ai, po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.

“Misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës. Është zyra e saj në veri që bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Zyberaj ka shkruar se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit për të kërkuar përgjegjësi ‘se si ky mision vepron kundër interesave të Kosovës dhe sigurisë kombëtare dhe në funksion të krimit dhe kontrabandës’.

Ish- ambasadori i Kosovës në Vjenë dhe Sidnej, Sabri Kiçmari tha për Radion Evropa e Lirë se raportet mes Kosovës dhe Misionit të UNMIK-ut janë delikate dhe krejtësisht të paqarta, por që sipas tij, të dy subjektet duhet të negociojnë dhe të takohen mes vete dhe të tejkalojnë situatat e tilla.

“Misioni i UNMIK-ut nuk e ka fuqinë ekzekutive që e ka pasur menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, por disa zyrtarë të UNMIK-ut duket se nuk e kanë kuptuar se jeta politike dhe shoqërore në Kosovë ka rrjedh në një drejtim të qartë të pavarësisë, prandaj mendoj që zyrtarët tanë shtetërorë, pa emocione dhe me gjakftohtësi të ulen në tavolinën e bisedimeve për t’ua sqaruar zyrtarëve të UNMIK-ut, praktikisht që ata janë të mirëseardhur në Kosovë derisa nuk ndërhyjnë në subjektivitetin e Kosovës”, thekson Kiçmari.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të kabinetit të tij në vazhdimësi janë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e njeh më UNMIK-un, i cili në Kosovë funksionon në bazë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, e cila ishte miratuar qysh në qershor të vitit 1999.

Por, ndryshimet eventuale të statusit të UNMIK-ut, sipas Kiçmarit, determinojnë vendimin e të gjitha vendeve me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku marrin pjesë edhe Rusia dhe Kina, të dy shtet të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë koshiente që këto dy shtete mund të aplikojnë të drejtën e vetos në çdo moment. Pra, Kosova si e tillë nuk ka ndonjë fuqi ekzekutive për të larguar misionin e UNMIK-ut nga këtu dhe për këtë më mirë është që diplomacia jonë të tentojë të bisedojë me zyrtarët e UNMIK-ut që ata këtë lloj prezence simbolike që e kanë këtu, ta shfrytëzojnë në të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe jo të bëhen subjekt të konflikteve, siç ishte rasti me zyrtarin rus në veri të Kosovën, pra ata (UNMIK) janë këtu për të ndihmuar që të kalojnë situata dhe jo për të shkaktuar probleme në situata të tilla”, thotë Kiçmari.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Para
Përgjimet, Pjerin Nderu: Nuk tregojnë shit-blerjen e votave

Përgjimet, Pjerin Nderu: Nuk tregojnë shit-blerjen e votave

Jennifer Aniston jep lajmin e mirë: “Friends” do të ribashkohen

Jennifer Aniston jep lajmin e mirë: “Friends” do të ribashkohen

Agron Duka: Pse përmendem në përgjimet e publikuar nga “Bild”

Agron Duka: Pse përmendem në përgjimet e publikuar nga “Bild”
















TE FUNDIT

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
16 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “X” ndaj një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon...

Lexo më shumë

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
16 Tetor, 2025

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në...

Lexo më shumë

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta...

Lexo më shumë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com