Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive/ Raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira

2025/02/26 at 5:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive/ Raporti i “Freedom House”: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira

Liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, vlerëson “Freedom House”, në raportin e publikuar këtë të mërkurë.

Situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror.

Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”.

Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’, që analizon gjendjen e të drejtave dhe lirive në 195 shtete dhe 13 territore, situata në Shqipëri dhe Kosovë mbetet e pandryshuar dhe të dyja vendet vazhdojnë të cilësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara.

Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, ndërsa Kosova me 60. Të dyja shtetet kishin të njëjtin vlerësim edhe për vitin 2023.

Kapitujt e plota për këto dy vende ende nuk janë publikuar.

Një gjendje e pandryshuar, sipas vlerësimit të ‘Freedom House’ ekziston edhe shtetet fqinje në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Serbia ka shënuar përkeqësim me një pikë krahasuar me vitin e kaluar, nga 57 në 56 dhe gjendja në Bosnje e Hercegovinë është përmirësuar me një pikë nga 51 në 52.

‘Freedom House’ veçon Serbinë, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij, si shembull se si drejtuesit e zgjedhur minojnë lirinë e mediave. Serbia në vitin 2019 kaloi nga kategoria e shteteve të lira në shtete “pjesërisht të lira” dhe radhitet në mesin e shteteve që kanë pësuar rënien më të madhe në 19 vitet e fundit me shkatërrim gradual të institucioneve demokratike, sipas ‘Freedom House’.

“Sulmet ndaj gazetarëve dhe kontrolli i rreptë ndaj mediave ishin disa nga pikat kryesore të këtij erozioni”, thuhet në raport.

Në nivel botëror, raporti vlerëson se vetëm 20 për qind e popullsisë botërore jeton në vende të lira. Sipas ‘Freedom House’, në 66 vende ku janë mbajtur zgjedhje gjatë vitit 2024, rreth 40 për qind e tyre janë shoqëruar me dhunë. Raporti thekson se kandidatët janë sulmuar në të paktën 20 shtete, ndërkohë që sulme ndaj vendvotimeve janë regjistruar në të paktën 14 shtete.

“Liritë e përgjithshme pësuan edhe një goditje tjetër gjatë këtij viti me zgjedhje në gjithë rajonet e botës”, deklaroi presidenti në detyrë i organizatës ‘Freedom House’, Gerardo Berthin. “Por përkundër këtyre sfidave, njerëzit vazhduan të kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre. Po bëhet gjithnjë e më e qartë që mënyra e vetme për t’i dhënë fund rënies prej gati dy dekadash të lirisë në nivel global është që banorët kudo që janë të luftojnë për të drejtat dhe sigurinë e tyre dhe për qeveritë dhe institucionet demokratike të punojnë bashkë për t’i përkrahur ata”, tha ai.

Sipas gjetjeve kryesore të raportit, veç dhunës politike gjatë zgjedhjeve dhe manipulimit të tyre, konfliktet e armatosura ndërshtetërore dhe luftërat civile nga Ukrainës deri në Sudan, si dhe dhuna e grupeve militante të armatosura dhe e organizatave kriminale nga Amerika Latine deri në Afrikë, “ka minuar sigurinë dhe ka parandaluar realizimin e të drejtave themelore”.

“Banorët në 20 për qind të shteteve në botë jetojnë aktualisht pa mbrojtjet më bazike nga përdorimi i paautorizuar i forcës”, thuhet në raport.

Sipas ‘Freedom House’, njëri prej kërcënimeve më të mëdha ndaj demokracive në mbarë botën gjatë këtij viti ishin edhe udhëheqësit e zgjedhur, të cilët sulmuan institucionet demokratike, përfshirë minimin e organeve që mbikëqyrin kompetencat e tyre, sulmet ndaj mediave, ndaj agjencive kundër korrupsionit dhe ndaj gjykatave. “Këto sulme rrezikojnë demokracinë dhe liritë themelore”, shton raporti.

Megjithatë, raporti shënon edhe disa përmirësime, përfshirë rënien e regjimit brutal të diktatorit sirian Bashar al-Asad në Siri pas luftës civile 13 vjeçare në këtë vend.

Raporti po ashtu ofron disa rekomandime drejtuar qeverive demokratike dhe organizatave joqeveritare për të përmirësuar gjendjen e të drejtave dhe lirive politike dhe qytetare, duke i dhënë përparësi forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve dhe mirëqenies ekonomike.

“Këtë vit, të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e të drejtave politike dhe lirive qytetare duhet të punojnë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar përparim kudo që lindin ato”, thuhet në raport./ VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre

Anketimi, ukrainasit përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre

Trump zbulon planin, SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerën e 5 milionë dollarëve

Trump zbulon planin, SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerën e 5 milionë dollarëve

Sulmi i armatosur para Gjykatës në Gjermani, plagosen babai dhe vëllai i autorit që ekzekutoi me armë zjarri boksierin shqiptar

Sulmi i armatosur para Gjykatës në Gjermani, plagosen babai dhe vëllai i autorit që ekzekutoi me armë zjarri boksierin shqiptar

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com