Deputeti i PD, Edmond Spaho, është përjashtuar nga seanca plenare e ditës së sotme.
Vendimi erdhi pasi ai në mënyrë të vazhdueshme i binte bilbilit duke prishur qetësinë në sallën e Parlamentit.
Njëkohësisht Spaho bashkë me deputetë të tjerë të PD bllokoi foltoren.
Përveç përjashtimit nga seanca, Felaj ka ndëshkuar Edmond Spahon dhe me gjobë me vlerë sa dita e punës.