Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë, bashkëpunonin me grupet kriminale

2024/05/20 at 5:48 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë, bashkëpunonin me grupet kriminale

Dy efektivë janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave dhe mosbindje të rëndë.


Mësohet se efektivët e përjashtuar janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini. Efektivët rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në Lezhë dhe Fushë-Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë.

Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale. Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t’i shmanget asaj”.

Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, u vendos përjashtimi nga policia për:

1- Drejtues H. M., me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/1, 334, 259, 197/3 dhe 248 të Kodit Penal.

2 – Komisar K. SH., me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.”



Ju sugjerojmë

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Bota

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

18 Tetor, 2025 10:00 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

18 Tetor, 2025 8:34 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Para
40-vjeçari del rrugëve të Durrësit lakuriq

40-vjeçari del rrugëve të Durrësit lakuriq

Moscaktimi i datës për mocion me debat në Kuvend për drogën, Bardhi: Socialistët gati të shkrijnë Kuvendin për Olsi Ramën

Ligji për profesionet e lira, Bardhi: Hyrja në fuqi e tij ka detyruar mijëra të mbyllin aktivitetin!

Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë

Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë
















TE FUNDIT

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
18 Tetor, 2025

Qeveria australiane po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga...

Lexo më shumë

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
18 Tetor, 2025

Një studimi të ri ka konfirmuar se një analizë gjaku mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri. Rezultatet...

Lexo më shumë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
18 Tetor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Ai u kap në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com