Sekretariati i Etikës ka vendosur që të përjashtojë nga Kuvendi 6 deputetët të PD, të cilët në seancën e shkruar bllokuan foltoren.
Nga ana e sekretariatit është vendosur që deputetja Lindita Metalia të përjashtohet për 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti, 10 ditë dhe Sorina Koti për 10 ditë.
Përjashtimi i demokratëve është bërë pas kërkesës së PS, të cilët janë shprehur se demokratët nuk kanë lejuar zhvillimin normalisht të punimeve të Kuvendit.