Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2025/07/02 at 8:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën.

Gënjeshtra të inskenuara qëllimisht për kancelarin Friedrich Merz janë duke qarkulluar në mediat sociale.

Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka regjistruar “një fluks të madh postimesh”, veçanërisht që nga betimi i tij si kancelar, tha një zëdhënës i qeverisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa.

Toni është bërë më i ashpër krahasuar me periudhën e fundit legjislative dhe “po vërejmë si dezinformim ashtu edhe diskreditim personal dhe propagandë në media sociale”, ka theksuar zëdhënësi.

Lajmet e rreme mbi Merz

Pretendimet e fundit të sajuara lidhen me futjen e një takse shkollore, rritje të orarit javor të punës, vizitave në shtëpi për ata që kanë raport mjekësor dhe një fillimi më të hershëm të kohës së gjumit. Lajme të tilla mund të shkaktojnë reagime emocionale edhe pse të gjitha janë tërësisht të sajuara.

Edhe një video e rreme tregon kancelarin Merz duke reklamuar produkte financiare të dyshimta. Sekuenca e filmit duket sikur është e përfshirë në artikullin online të një gazete të përditshme. Por edhe ky artikull është i rremë – as teksti dhe as videoja nuk u shfaqën kurrë në faqen e internetit të gazetës.

Vetëm pak ditë pas emërimit të Merz si kancelar, qarkulloi një video në internet, duke pretenduar se presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë udhëtimit të tij në Kiev me Merz, kishte marrë një qese me kokainë nga tavolina, – kur gazetarët mbërritën për një mundësi fotografimi – për ta fshehur atë.

Merz, nga ana tjetër, sipas lajmit thuhet, se fshehu një lugë për konsumimin e kokainës. Thashethemi u përhapën me shpejtësi. Por droga e supozuar në klip ishte thjesht një facoletë.

Edhe Pallati Elize e sqaroi këtë në Platformën X – dhe paralajmëroi kundër manipulimit të qëllimshëm të sekuencës së imazhit. Kurse pamjet me rezolucion të lartë zbuluan se objekti përpara Merz ishte një pipërz apo pirun i vogël për ushqime të lehta, jo një lugë.

Nga vijnë lajmet e rreme

Ekspertë në Institutin për Dialog Strategjik (ISD), një organizatë e pavarur që, ndër të tjera, përqendrohet në luftën kundër dezinformimit monitorojnë gjithashtu lajmet e rreme.

Merz, si kandidat i CDU-së, u bë shënjestër e lajmeve të rreme pas rënies së qeverisë së koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve në fund të vitit të kaluar, shpjegon analisti i ISD-së, Pablo Maristany de las Casas.

Analisti i ISD-së, Maristany de las Casas, shprehet se autorët e mundshëm të këtyre lajmeve të rreme mund të jenë të lidhur me Kremlinin.

Mbrojtja e fortë nga ana e Merz-it për Ukrainën dhe deklaratat e forta për më shumë mbështetje financiare mund të shihen në Kremlin si një kërcënim i drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, sipas ekspertit, edhe faqet ekstremiste të krahut të djathtë e kanë në shënjestër kancelarin Merz./DW

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit

Shqetësime për rezervat ushtarake/ SHBA pezullon disa dërgesa armësh për Ukrainën

Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi

Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com