Nga ora 10:20 e paradites së sotme deri në mesditë, 15:00 drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese në vend kanë raportuar në Komisionin e Sigurisë mbi një pajisje të mundshme përgjuese që përdoret nga Policia e Shtetit në mënyrë të paligjshme. Në Komision hynë njëri pas tjetrit, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, drejtori i Policisë, Haki Çako, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla. Si rrallëherë e gjithë seanca dëgjimore prej 5 orësh u dha live në Tv edhe pse Visho Ajazi në fillim kërkoi që të raportonte pa praninë e mediave. Çfarë u sqarua dhe çfarë mbeti pa sqaruar rreth kësaj pajisje? Ato që u thanë e shtojnë misterin rreth pajisjes.
Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika tha se: Para dy muaj ka hyrë një pajisje (funksionin ekzakt nuk ia di) që dyshohet se përdoret nga policia në mënyrë të paligjshme dhe është vendusr fillimisht në Vlorë. Këtë informacion e ndava me kryeprokurorin Llalla dhe më pas informova Presidentin Nishani me kërkesë të tij. Kryeministri nuk ma kërkoi informacionin dhe nuk ia thashë pasi e kisha të pakonfirmuar.
Drejtori i Policisë Haki Çako tha se: Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjuese në inventar. Çështja është në hetim. Kam dhënë vetë dëshmi në Prokurori dhe kam vënë në dispozicion të saj gjithë dokumentacionet përkatëse dhe burimet njerëzore pasi prokuroria ka hapur procedim penal.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: Nuk ka pajisje përgjuese Policia e Shtetit. Pajisja për të cilën bëhet fjalë është e partnerëve, konkretisht e italianëve të cilët trajnojnë policët shqiptarë. Pajisja nuk përgjon telefonat pro gjurmon thirrjet. Pajisja në fjalë nuk di si ka hyrë, pyesni doganën.
Kryeprokurori Adriatik Llalla: Patën një indicie mbi një pajisje të paligjshme që ka hyrë në vendin tonë dhe po përdoret nga Policia. Para 5 ditësh ka nisur procedimi penal “shpërdorim detyre”. Jeni më fazën fillestare të hetimit.
Debatet e plota me tekst e video sot në Komision i gjeni në linqet bashkëngjitur:
Adriatik Llalla: hetim policisë për pajisjen
Tahiri: Nuk kemi pergjuar asnjeri