Ai ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për një takim kokë më kokë. Me kërkesë të prokurorisë, pas skandalit të përgjimeve, Gjykata vendosi pezullimin e Çakos si dhe arrestimin e dy zyrtarëve të tjerë.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka marrë masa për të siguruar hyrjen dhe administrimin e kësaj pajisjeje, e cila dyshohet ka hyrë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe pa autorizimin përkatës të kryeprokurorit.
Ndërkohë ka reaguar dhe deputeti socialist Arben Çuko. “Këto janë pasojat e një sistemi të kalbur që nuk pranon reformën në drejtësi”, ka thënë deputeti socialist.