Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Si u zbulua, gazetarja që merrte heroinë. Nofka që i kishin vënë trafikantët

2016/11/18 at 9:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Heroinë nga Shqipëria, kapet banda në Itali

Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga polcia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret. E.B, ka qenë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet t’ia shiste i pari sasinë e drogës, kësaj klienteje.


Për shkak të rëndësisë që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës.

Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi “Bushati” teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.

Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona, ndërkohë që pak ditë më parë gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”.

Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara ne rruge operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme.

26 anëtarët e këtij grupi, janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë. Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë:

“Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë. Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë. Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si minilaborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan”.

Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qera në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm. Sasia e lëndës narkotike ndahej prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja. Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike,fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka, ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015. Bushati dhe Astrit Beka kanë bërë këtë bisedë të mëposhtme.

259881

Përgjimet

Beka : Alo

Bushati : O Tito hape me vlla atë telefonin me vlla ça tipi je ti me vlla

Beka : O shoku ej, po jom ne levizje me makine ese nuk i nigjoj me burr se hape nji zbrit hyp zbrit hyp ca tboj une fola me Kolin tani

Bushati: Ore lene me Kolin do ti shkosh tjetrës o Tit apo të vij vetë në Tironë tashi si o puna

Beka: O shoku po jom në lëvizje me shoku në lëvizje jam unë rrugës jam shoku s’ka ankesa shoku

Bushati: O vlla do ti shkosh asaj me vlla që e ke tatën o ti….

Beka: Aa!

Bushati: O ti e jotja është se e Mandit ajo që po të mer o Tit

Beka: Nuk nigjova mor burrë ?

Bushati: Ore është klientja e Mandit ajo e jotja….

Beka: Po pra po, po m’tha pra m’tha

Bushati: Ca

Beka: Po do vij pra

Bushati: Do ti shkosh ti aty asaj

Beka: Ku ven o vlla

Bushati; Po ku të tha o mole

Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani, o po thuaj ta mori i’herë ai kur t’shkoj unë se iki unë pra thuj

Bushati: Po mere me vet, se e ke vetë numrin, mere se është e mirë ajo me Tit mos e lë ashtu

Beka: Po mirë pra po si e ka emrin ajo

Bushati; TVSH – ja pra, E… e ka

Beka: Po okej m’tha pra okej hajt se e mor prap unë i them prap unë tani direkt hajde pa merak o burr se isha n’ven tjetër tani

Bushati: Ja ajo po mer tashi k’tu direkt

Beka; A?

Bushati: Ajo po mer ktu te telefoni prit ti flasi iher prit

Beka: E mir foli ti

Ankesa për cilësinë “Po ç’më dhe, për kokë të plakës s’më bëri gjë”

Nga ko bisedë telefonike u pretendua në gjykim se, nga përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar midis të pandehurit Julian Bushati dhe të pandehurit Astrit Beka, kuptohet se i pandehuri Julian Bushati, i kërkon shitësit te tij Beka që ti shesë lëndën narkotike shtetases E.B e kapur në flagrancë nga ana e policisë gjyqësore me 8 doza heroinë si dhe e s’qaron të pandehurin Astrit Beka, se kjo është klientje e kunatit të tij të pandehurit Armando Murati. Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të akuzës, kuptohet se, i pandehuri Astrit Beka, sqaron të pandehurin Julian Bushati, se ka komunikuar në telefon edhe me të pandehurin Kol Kllapi për këtë rast. Pas shitjes së drogës tek vajza e diplomatit, mes anëtarëve të grupit ka filluar sherri. Julian Bushati dhe Kol Kllapi, kanë debatuar për këtë kliente dhe për mungesën e një sasie parash. Ndërkohë nga një bisedë tjetër telefonike e transkriptuar, e datës 25 gusht 2015, kuptohet bashkëpunimi i të pandehurit Alfred Naço dhe Julian Bushati me të pandehurin Astrit Beka. /Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Foto/ Milan kërkon këtë super lojtar nga Liverpool

Foto/ Milan kërkon këtë super lojtar nga Liverpool

Ja sa kushton një xhup si i Era Istrefit

Fotolajm/ Kjo është dashuria e re e Era Istrefit

Masakër në Itali, polici vret gruan dhe dy vajzat e mitura. Gjendet letra që la

Përplasen bandat/ Breshëri plumbash ndaj shqiptarëve
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com