Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Si u kap me heroinë gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë

2016/11/18 at 10:51 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përgjimet/ Si u kap me heroinë gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë

Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga policia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret.


“Shqiptarja.com” shkruan se E.B, ka qënë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet t’ia shiste i pari sasinë e drogës asaj.

Për shkak të rëndësisë që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës.

Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati, teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën, pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.

banda

Grupi kriminal 

Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona. Gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”.

Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve në mënyrë të rregullt dhe te vazhdueshme.

26 anëtarët e këtij grupi janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe kokainë.

Si sigurohej droga 

dinoshi-1

Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë. Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë.

Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë.

Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si mini laborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndanin.

Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qira në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm.

Sasia e lëndës narkotike ndahej prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja. Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike, fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka,ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015.

Bushati dhe Astrit Beka kanë bërë këtë bisedë të mëposhtme:

Beka : Alo
Bushati : O Tito hape me vlla atë telefonin me vlla ça tipi je ti me vlla
Beka: O shoku ej, po jom ne levizje me makine ese nuk i nigjoj me burr se hape nji zbrit hyp zbrit hyp ca tboj une fola me kolin tani
Bushati: Ore lene me kolin do ti shkosh tjetrës o tit apo të vij vetë në Tironë tashi si o puna
Beka: O shoku po jom në lëvizje me shoku në lëvizje jam unë rrugës jam shoku s’ka ankesa shoku
Bushati: O vlla do ti shkosh asaj me vlla që e ke tatën o ti….
Beka: Aa!
Bushati: O ti e jotja është se e Mandit ajo që po të mer o Tit
Beka: Nuk nigjova mor burrë ?
Bushati: Ore është klientja e Mandit ajo e jotja….
Beka: Po pra po, po m’tha pra m’tha
Bushati: Ca
Beka: Po do vij pra
Bushati: Do ti shkosh ti aty asaj
Beka: Ku ven o vlla
Bushati; Po ku të tha o mole
Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani, o po thuaj ta mori i’herë ai kur t’shkoj unë se iki unë pra thuj
Bushati: po mere me vet, se e ke vetë numrin, mere se është e mirë ajo me Tit mos e lë ashtu
Beka: Po mirë pra po si e ka emrin ajo
Bushati; TVSH – ja pra, E… e ka
Beka: Po okej m’tha pra okej hajt se e mor prap unë i them prap unë tani direkt hajde pa merak o burr se isha n’ven tjetër tani
Bushati: Ja ajo po mer tashi k’tu direkt
Beka; A?
Bushati: Ajo po mer ktu te telefoni prit ti flasi iher prit
Beka: E mir foli ti

Ankesa për cilësinë “Po ç’më dhe, për kokë të plakës s’më bëri gjë”

Nga ko bisedë telefonike u pretendua në gjykim se, nga përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar midis të pandehurit Julian Bushati dhe të pandehurit Astrit Beka, kuptohet se i pandehuri Julian Bushati, i kërkon shitësit te tij Beka që t’i shesë lëndën narkotike shtetases E.B e kapur në flagrancë nga ana e policisë gjyqësore me 8 doza heroinë si dhe e sqaron të pandehurin Astrit Beka, se kjo është kliente e kunatit të tij të pandehurit Armando Murati.

Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të akuzës, kuptohet se, i pandehuri Astrit Beka, sqaron të pandehurin Julian Bushati, se ka komunikuar në telefon edhe me të pandehurin Kol Kllapi për këtë rast.

Pas shitjes së drogës tek vajza e diplomatit, mes anëtarëve të grupit ka filluar sherri. Julian Bushati dhe Kol Kllapi, kanë debatuar për këtë kliente dhe për mungesën e një sasie parash.

Ndërkohë nga një bisedë tjetër telefonike e transkriptuar, e datës 25 gusht 2015, kuptohet bashkëpunimi i të pandehurit Alfred Naço dhe Julian Bushati me të pandehurin Astrit Beka.

Shqiptarja.com 

 



Ju sugjerojmë

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
Aktualitet

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

15 Maj, 2025 4:01 pm
Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
Aktualitet

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

15 Maj, 2025 3:43 pm
PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
Aktualitet

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

15 Maj, 2025 3:32 pm
Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
Aktualitet

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

15 Maj, 2025 3:17 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 1:55 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
Para
Profil/ Vajza që hodhi bojë mbi kokën e ministres Nikolla, vjet ndërpreu studimet për shkak të tarifës

Historia/ Babai i studentes që hodhi salcë mbi kokën e ministres Nikolla, është në burg

Trump zgjedh shefin e CIA-s

Trump zgjedh shefin e CIA-s

Nëse do isha në vendin e Linditës…

Nëse do isha në vendin e Linditës...
















TE FUNDIT

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
15 Maj, 2025

Ceno Klosi është renditur si kandidati më i votuar i qarkut të Fierit, teksa ka arritur të sigurojë gati 17000...

Lexo më shumë

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
15 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një KZAZ në...

Lexo më shumë

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
15 Maj, 2025

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike...

Lexo më shumë

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
15 Maj, 2025

Pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në Fier, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, Belinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com