Burime nga Prokuroria e Tiranes thonë se “Letra e ish-drejtorit te Policise Italiane, Panza, ne formen e mberritur ne Prokurorine Shqiptare, nuk mund te konsiderohet si material procedural”.
Shkresa e Panzas nuk ka firme, vule dhe date. Nuk ka te percaktuar se me cfare cilesie e ka shkruar letren e percjelle nga Ambasadori i Italise ne Shqiperi, raporton panorama.
Prokuroria Tirane ka kerkuar informacion nga Interforza. Nese Panza ka derguar shkrese ne cilesine e eprorit me te larte te Interforza, atehere ne letren e tij nuk gjenden pergjigjet mbi informacionin e kerkuar nga Prokuroria Tirane. Prokuroria eshte ne pritje te informacionit te kerkuar nga Interforza.