Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet për gjyqtaren/ Ky muhabet do graso, po jo kopaçe brenda!

2016/07/31 at 1:42 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet për gjyqtaren/ Ky muhabet do graso, po jo kopaçe brenda!

Zbardhen përgjimet e mbledhura si provë në dosjen hetimore me pesë të dyshuar për një aferë korruptive prej 50 mijë eurosh në Gjykatën e Lartë. Mes të akuzuarve në këtë çështje është edhe gjyqtarja Majlinda Andrea dhe burri i saj i shpallur në kërkim. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjyqtarja Andrea, aktualisht e pezulluar, dyshohet të ketë përfituar këtë shumë në këmbim të një vendimi në favor të dy trashëgimtarëve të një prone prej 40 hektarësh në Butrint, Sarandë.

Ryshfeti dyshohet të jetë marrë nga bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, i shpallur në kërkim pas një mase “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. Në përgjimet e siguruara nga “Panorama”, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Përgjithshme, zbardhen bisedat e konsumuara mes Ilia Çabirit, një prej përfituesve të pronës, dhe Petraq Dashit, i dyshuar si ndërmjetës i tyre te bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, e më pas edhe mes këtyre të fundit. Në bisedat e konsumuara në harkun kohor 4 qershor­11 korrik 2016, ata diskutojnë për shumën që duhet të paguhet, përpjekjet për sigurimin e saj, si dhe faktin se bashkëshorti i gjyqtares pranonte vetëm para të thata dhe jo tokë. Gjatë kontakteve telefonike, të dyshuarit përpiqen të mos përmendin emra, apo të përdorin fraza të koduara për ryshfetin.

PËRGJIMET

Në datën 04 qershor 2016,

në orën 11:39, është zhvilluar një bisedë telefonike midis shtetasve Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi:

Petraqi: Unë e di për çfarë më more, po vëllai kam filluar që më del gjumi natën për atë muhabet. Po matem t’i vete te shtëpia, ta marr në telefon, po meqë e lamë kështu me atë, nuk dua t’i dal nga llafi.

Ilia: Po.

Petraqi: E kupton, që të më thotë ore ne e lamë se unë do të marr vetë, më kupton pse. Po mua më kanë hyrë ethet, nuk e di.

Ilia: Ti e di atë punë o presor, ç’të themi, ti e njeh mirë.

Petraqi: Jo, po muhabeti vajti mirë fare, me një fjalë nga muhabeti i fundit që u ulëm ne, u bë e qartë që ky muhabet do grason, në rregull, graso, graso, kupton?

Ilia: Po.

Petraqi: Eee dakord, edhe i thashë e rëndësishme është të mos jetë ndonjë gjë e rëndë. Jo, jo, më tha mua, janë gjëra brenda asaj që janë të logjikshme.

Ilia: Po mirë.

Petraqi: Po mos të jenë kopaçe brenda, kështu më tha. Tani pas këtij muhabeti më mori pastaj, ashtu siç ta kam thënë gjithmonë, e gjërat janë në proces, do të marr unë, ti mos merr më. Do të marr unë, do të lajmëroj unë.

Panorama

Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Para
Turqia paralajmëron Kosovën për sulme terroriste nga organizata e Gylen

Turqia paralajmëron Kosovën për sulme terroriste nga organizata e Gylen

Pas akuzave përgjigjet Gulen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin

INTERVISTA/ Rrëfehet Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

Foto/ Ja çfarë ndodh në burgun që iu vu zjarri. 1 vdiq disa të plagosur

Foto/ Ja çfarë ndodh në burgun që iu vu zjarri. 1 vdiq disa të plagosur

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
21 Dhjetor, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, komentatori dhe gazetari sportiv, Ismet Bellova. Një zë i njohur dhe i dashur...

Lexo më shumë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
21 Dhjetor, 2025

Kënga “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë. Ishte këngëtari shkodran, Alis, ai...

Lexo më shumë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
21 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër- arresti dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys...

Lexo më shumë

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
21 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com