Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Ndarja e pazareve dhe biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë

2017/10/17 at 6:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përgjimet/ Ndarja e pazareve dhe biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë

Policia italiane ka arrestuar para pak ditësh Mosi Habilaj për 3.5 tonë hashash, i cili ishtë vënë prej kohësh nën përgjim.


Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Pjesë nga dosja e prokurorisë: “Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.

Bisedën e përgjuar teksa ata udhëtonin në një Fiat Bravo me targa DG826NA në 16.12.2013. Trafikantët mes të tjerave thonë se Tahiri i përdorte paratë që ata i jepnin për fushatë, e për një të tillë i duhen 20 milionë.

Teksa makina është në ecje, në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.

Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo

Sabi:…po pse e marrin në punë këta?

Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu

Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh

Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…

Sabi: ..ehh…po

Moisi: .. shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne

Sabi:..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë

mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin

Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?

Sabi: …ndonjë veshje serioze

Në disa përgjime të tjera, Habilaj përllogarit edhe rreth 30 mijë euro pagesë për Tahirin, ndërsa në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij.

Mesazhi që Habilaj i dërgon Florian Habilajt: Kismet pasnesër puç.

 Habilaj: Me Antonion kemi gabuar duke ditur se ne kishim një eksperiencë të keqe me këto histori. Përse i kemi bërë punët me kaq ngut. Duhet që të linim atë të sistemonte punën e tij… Duhet ta linim që ta sistemonte dhe pastaj ta çonte në një vend tjetër. Këto janë gabime të pafalshme…. këto janë gabimet tona.. Ne nuk e dimë me kë jemi lidhur,. Ne nuk e dimë kë kanë dhe kë nuk kanë brenda ata bastardët.

Çelaj: Por një motiv duhet të ketë qenë. Nuk kanë shkuar fillimisht, pastaj kanë shkuar për të kontrolluar. Kështu …

Habilaj: Herën tjetër sapo të sistemoj punët e tij duhet ta lejë 30 km larg nga garazhi.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.

Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë… 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek … hiq dhe ato të shtetit që janë …”, shkruhet në dosje.

Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.

Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:

Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

Moisi Habilaj: Ah … ai i fole me ti

Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi

Moisi Habilaj: Çfarë tha

Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto … çfarë kanë … si janë punët’ … e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

Moisi Habilaj: Atëherë…

Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni … është çështje orësh.

Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne … për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar … dhe më tha…I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) … i kishte marrë në celular, më dëgjon?

Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit … u kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Po…

Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) … porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt … i kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë … po … dhe pastaj

Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

Moisi Dalipaj: … të qeshura …

Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh … ik e mos mendo më asgjë.

Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

Florian Dalipaj: E ka si jo … ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

Florian Dalipaj: I thashë … ne nuk goditemi … na kanë shqetësuar … na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

Moisi Dalipaj: Në rregull.

Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso … ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

 

 

 

Etiketa: dosja habilajndarja e pazarevepergjimet


Ju sugjerojmë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Para
Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin

Basha: Rama e shiti sot Saimirin, për të mbrojtur lëkurën e tij

Del spoti i spektaklit që do të drejtojë Marina Vjollca në TV Klan, ja si duket

Del spoti i spektaklit që do të drejtojë Marina Vjollca në TV Klan, ja si duket

Video/ Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Kryemadhi: Bashkohemi me PD-në kundër krimit, Saimir Tahiri është një nga hallkat
















TE FUNDIT

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
21 Dhjetor, 2025

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë...

Lexo më shumë

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
21 Dhjetor, 2025

Ka ardhur reagimi i Adriatik Lapajt ndaj përplasjes me aktorin e njohur Viktor Zhusti, lidhur me publikimin e fotos së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com