Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Mish derri dhe djathë për zyrtarin e policisë në Tiranë

2021/01/25 at 5:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet/ Mish derri dhe djathë për zyrtarin e policisë në Tiranë

Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjestarëve të klanit mafioz të Ndragheta-s, të cilat kanë bërë investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, del se të gjitha ata janë të bindur se këtu nuk “bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep rryshfet“.

“Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë“, dëgjohet në njërin prej përgjimeve.

Madje, në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa, i cili shprehet se në Shqipëri, korrupsioni është masiv.

Krahas kontakteve të tyre në institucionet qeverisëse të vendit për t’u futur në tregun e ndërtimit të grataçelave, anëtarët e Ndraghetas duket se u japin rryëfshet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djath apo mish derri.

Anti-mafia ka përgjuar nbjë bisedë me datë 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djath mocarella dhe “mish derri të zi”

Duke qenë se është fokusuar tek hetimet në Itali, Anti-mafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë të koduara për diçka tjetër.

Faksimile nga dosja e Prokurorise se Katanzaros

Megjithatë, D’Alessandro pohon vetëm se këto gjëra iu janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Gjatë periudhës që janë bërë përgjimet (gusht 2017), në krye të Policisë së Tiranës ka qenë Ardi Veliu. Megjithatë, nuk ështe e qartë nëse anëtarët e Ndraghetas flasin për Veliun apo ndonjë drejtues tjetër të policisë pasi Veliu e ka marrë detyrën në prill 2017.

Në një tjetër përgjim anëtarët e Ndragheta-s dëgjohen të thonë se falë këtyre lidhjeve u është bërë e mundur që të futen në prokurime publike të ndryshme në Shqipëri.

Mër herët, abcnews.al ka publikuar përgjime edhe më të rënda siç është fakti që Antonio Gallosh prehet se kanë dërguar një të njohurin e tyre tek kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërkohë që gjatë bisedes flitet edhe se përmes një personi të quajtur “Nik” mund të kenë akses tek ministrat, kryebashkiaku i Tiranës, etj. Madje, ata shprehen se mund të takojnë edhe presidentin e Republikës.

Në bisedë përmendet edhe fakti se personi i njohur si “Nik” ka në dorë disa licenca për ndërtimin e grataçelave në Tiranë dhe se me 20% të vlerës ryshfet mund të blesh gjithçka në Shqipëri.

Anti-mafia ka zbuluar se grupi i përgjuar e shihte Shqipërinë si një vend ku mund të investonin dhe të bënin gjithçka, mjaftonte që të jepje rryshfet në sasinë e duhur dhe personit të duhur.

“Është si Kalabria e viteve 60…mund të bëjnë gjithçka..nga spitalet tek hekurusha..gjithçka”, dëgjohet të flasin ata mes tyre./ ABC News

Etiketa: ndraghetapergjimetpolicishqiperitirane

Ju sugjerojmë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Para
Vaksina anti-COVID/ A dëshiron AstraZeneca ta lërë “duarbosh” BE?

Vaksina anti-COVID/ A dëshiron AstraZeneca ta lërë "duarbosh" BE?

Fotot/ Moti i keq, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

Fotot/ Moti i keq, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

Italia regjistron 420 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Italia regjistron 420 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

TE FUNDIT

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com