Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po zhvillon një takim me Kreun e SHISH, Visho Ajazi. Mendohet se në fokus të takimit është çështja e përgjimeve.
Takimi vjen pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe pas përplasjes prokurori, gjykatë dhe polici për çështjen e përgjimeve.
Në takim është i pranishëm Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.
Mësohet se takimi po zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme.