Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e prostitutave të luksit në Tiranë: E ka 100 mijë lekë orën

2016/12/03 at 3:25 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Shqiptarët i vjedhin çantën me perzervativë prostitutës

Mbrëmjen e 18 janarit 2016, një grup policësh u futën pa trokitur në dy dhoma të një hoteli në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Qëllimi i tyre ishte arrestimi i dy shtetasve turq, që kishin bujtur në hotel të shoqëruar nga dy prostituta 20 dhe 23 vjeçe. Kjo ndërhyrje e beftë, që gjeti të zhveshur një prej çifteve, ishte finalizimi i një hetimi për një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit të shtrenjtë në kryeqytet, raporton “Panorama”.


Sipas Prokurorisë së Tiranës, ishte 29-vjeçarja Silvana N., ajo që “menaxhonte” tri prostituta, njëra prej të cilave minorene. Ajo i ka strehuar në banesën e saj në periferinë e Tiranës tri vajzat dhe i ndërmjetësonte me persona të ndryshëm për prostitucion. Për gjetjen e klientëve, ajo ka bashkëpunuar edhe me disa taksistë, një prej të cilëve edhe punonjës policie, të cilët përfitonin 20 për qind të fitimit në këto raste.

Ditët e fundit, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e kësaj dosjeje, duke i fajësuar pesë të pandehurit. Vendimi i gjykatës, i siguruar nga “Panorama”, zbardh dhjetëra përgjime telefonatash mes të pandehurve në lidhje me pazaret e shërbimeve të seksit në Tiranë. Sipas Gjykatës, gjatë hetimit e pandehura Silvana N. ka deklaruar se ushtron prostitucion si mënyrën e përfitimit të të ardhurave të saj.

Në ushtrimin e kësaj veprimtarie ajo ka bashkëpunuar me disa shtetase të tjera, të cilat i ndërmjetësonte me klientë të ndryshëm. Në këtë veprimtari është ndihmuar nga shtetas që ushtrojnë shërbimin taksi si Engjëll Ylli, i cili është njëkohësisht edhe punonjës policie, si dhe të pandehurin Eglantin Kapo. Në përfundim të gjykimit të dosjes, togat e zeza të Gjykatës së Tiranës dënuan me nga 4 muaj burg për akuzën e “prostitucionit” dy shtetasit turg, M.O. dhe S.K.

Për të njëjtën akuzë, të pandehurat Xheje D. dhe Ambra I. janë dënuar me nga 10 muaj burg. Ndërsa e pandehura Silvana N. është dënuar me 4 vjet e 8 muaj për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Përfundimisht, gjykata e ka lënë atë në liri me kusht për një periudhë 3-vjeçare. Tre taksistët, Eglantin K., Engjëll Y. dhe Franko A., po gjykohen për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “moskallëzim krimi” në një proces të veçuar.

PËRGJIMET

Nga procesverbalet e transkriptimit rezultojnë këtë të dhëna: Në datë 07.01.2016, Silvana ka biseda me interes me nr.06…443, me të cilin bën pazar për prostitucion. Nga transkriptet e bisedave telefonike të datës 08.01.2016, në komunikimet e bëra me katër numra ka biseda me përmbajtje pazaresh dhe nënkuptim për të kryer prostitucion.

Edhe ne datën 09.01.2016, ora 00:17, Silvana ka komunikim me shtetasin Engjëll Ylli, punonjës policie, të cilin e pyet lidhur me marrjen e disa femrave, si dhe i lë porosi për të marre një telefon e ta çojë diku.

Në datë 11.01.2016, ora 14:16, Silvana dërgon SMS në nr.06…340, ku i thotë “1 orë 5 të tonat”. Në orën 20:30, Silvana është kontaktuar nga nr.06…008, i cili i tregon se ku të shkojë ajo, te tuneli nga pas kafe “Europës”.

SEKS TRESH TE “SHEFI”

Në datë 12.01.2016, ora 01:04, deri në 04:43, ajo komunikon me nr.06…431 që i përket Xheje D., ku Silvana e nxit të shkojnë bashkë te një person që i thonë “shefi”, se paguan mirë. Sipas Silvanës, te ky person i panjohur kanë qenë me Xhejën dhe një natë tjetër së bashku me një shoqen e tyre e quajtur Ana.

“100 MIJË LEKË ORA”

Nga transkripti i nr.06…205 në datë 12.01.2016, rezulton se Silvana ka marrë SMS nga ora 02:40, nga numri 06…111, i cili i thotë se do të shkojnë bashkë dhe bëjnë pazar mbi pagesën. Silvana i thotë se për të ndenjur 2-3 orë duhet të paguajë 200 000 lekë, pasi 1 orë e ka 10 000 lekë të rinj. Nuk dihet nëse janë takuar.

“TË SJELL NJË TË URTË”

Në datë 22.12.2015, ora 20:40, Silvana është telefonuar nga nr.06…346, i cili i thotë se “Kisha një shok unë një cikë”. Silvana i thotë “atë që ishte atë ditë”. L. (klient) i thotë “Po tjetër”. Silvana përgjigjet “skam tjetër, tjetra është e sëmurë, kjo tjetra është e mirë, e urtë”. Lisi “Ja të pyes të marr prapë”.

Në këtë moment ora 20:46 Silvana i shkruan një vajzë me nr.06…72 dhe i thotë “A do të vish në Elbasan, do të marrim nga 100”. Më pas, në 20:47, Silvana i shkruan Lisit “O Lal ça thanë”. Silvana ndërkohë i shkruan vajzës që kërkon, duke i thënë “ça do bësh se pret përgjigje ai”.

Ajo i thotë “të kthej përgjigje për 10 minuta sa të flas me këtë shokun, por ajo nuk i kthen përgjigje”. Ndërkohë rezulton se Silvana i shkruan L. “A të marr një tjetër se ajo e ka fikë telefonin”. L. nuk i përgjigjet.

Në datë 30.12.2015, L. i shkruan SMS Silvanës, duke i thënë se po ikën në Elbasan, se do takojë një kosovar, të cilit ka për t’i marrë disa lekë. “Hajde në Elbasan”, i thotë. Silvana i kthen përgjigje se nuk vjen Rigi. L. i shkruan kush është ajo që do të vijë. Silvana i përgjigjet R. Më pas nuk ka më komunikim.

PËR “PUNË” NË ELBASAN

Nga transkripti i bisedave te nr.06…362, i cili i përket të pandehurës Silvana N. kanë rezultuar disa biseda, të cilat nga organi i akuzës janë konsideruar me interes për hetimin e kësaj çështjeje penale.

Në datë 18.01.2016, ora 22:21 nr 06…889, ka telefonuar Silvanën dhe bëjnë bisedë për të shkuar te personi që e telefonon dhe do të marrë me vete gocën e tezes, e cila është e ngjashme si një vajzë tjetër, me të cilën ka qenë dhe një herë tjetër.

Telefonuesi i thotë “mirë, hajt”. Numri i telefonit 06…889 i përket L., sipas emrit të regjistruar në rubrikën e telefonit të Silvanës. Po në këtë moment, në orën 22:25, Silvana ka telefonuar një vajzë dhe i thotë të ikin tek ai i asaj në Elbasan, ku do të marrin dhe një vajzë tjetër.

Në bisedën telefonike të datës 24.12.2015, ora 19:50, Silvana ka telefonuar një vajzë që quhej R…, të cilës i ofron të shkojnë në Elbasan për “punë”. R… është me menstruacione dhe nuk mund të shkojë.

Duke e parë që R… nuk ishte e disponueshme, ajo ka telefonuar mbesën e saj A., ku e fton të shkojnë në Elbasan te një person që ka qenë dhe më parë. Më pas, Silvana ka telefonuar Engjëllin, por në nr. 06…160 dhe i thotë të shkojnë në Elbasan dhe do të marrin A. se është duke folur me L.B.

“PO VIJ ME NJË SUPER ‘P…’”

Në komunikim e sipër, në orën 20:37, Silvana bisedon me nr. 06…981 dhe i thotë se po shkon me një super p… Personi tjetër është shok me L. Në këtë vazhdë Silvana, në orën 20:46, i dërgon SMS L. në nr. 06…346 dhe i thotë se ajo e mira që i ka çuar dhe një herë më parë, do 200, domethënë është ajo që e ka prish për 12 minuta.

Po kështu Silvana i thotë L. se atë vajzën po shkon ta shohë njëherë a është e mirë apo jo. Silvana i dërgon SMS L. në nr e tij 06…346, ku i thotë: “O la po mar atë që donte 200, mir, me 100 ok”.

Në shkëmbim SMS me nr. 06…981, ky i fundit i thotë Silvanës të marrë tullumbace (prezervativë), duke i thënë se do shkojmë te hoteli ku shkojmë përherë. Më pas Silavana, në datë 09.01.2016, ka telefonuar Engjëllin në nr. e tij privat 06…160 dhe i thotë të shkojë ta marrë te shtëpia dhe të shkojnë te Gjyshi.

SEKS DHE DROGË

Po nga transkripti i bisedave telefonike rezulton se në grupin që Silvana po shkon është i përfshirë dhe nr. 06…339, me të cilin bën biseda për të pirë narkotikë. Nga transkripti i bisedave të nr. 06…431, që i përket shtetases Xheje D., në datën 08 janar 2016, ajo bisedon me një numër të paidentifikuar nga ana e Policisë Gjyqësore, i cili rezulton të jetë mashkull. Ky person e ka telefonuar nga ora 16:25 deri në orën 19:00, me intervale.

Ky person i kërkon asaj të shkojë me të duke nënkuptuar se do kryejnë marrëdhënie seksuale, por më parë do hanë darkë së bashku dhe do shkojnë në hotel. Nuk është e qartë nëse janë takuar ose jo dhe ku kanë shkuar.

“SHEFI PAGUAN MIRË”

Në datë 12.01.2016 janë konstatuar biseda të nr. 06…205, që i përket Silvana N., e cila e fton të pandehurën Xheje D. të shkojë me klientë që Silvana ndodhej, por personi rezulton i paidentifikuar nga ana e Policisë Gjyqësore.

Po kështu Silvana i shprehet qartë Xhejes për pagesa të mira nga klientët. Në datë 12.01.2016, ora 01:43, i thotë: “Ai jep mirë. Ai që ishim me Anën”. Silvana në një moment tjetër e nxit që të marrë në telefon I. në datë 12.01.2016, ora 05:46.

Me interes vihet re biseda e datës 12.01.2016, ku nr. 06…009 i thotë Xhejes se është shefi i madh dhe numrin ia ka dhënë Sona (Silvana). Ky identifikohet me emrin I. Në datë 15.01.2016, e pandehura Xheje D. është telefonuar nga Silvana N., e cila i ka thënë të vishej dhe të dilte.

POLICI-TAKSIST

Nga transkripti i bisedave të nr. 06…769, që i përket punonjësit të Policisë, Engjëll Y., vihet re se ai ka marrë thirrje të shpeshta nga nr. i Silvanës, duke filluar nga data 24.12.2015 e në vazhdim.

Në bisedën telefonike të datës 25.12.2015, ora 05:54, rezulton se e pandehura Silvana N. e pyet Engjëllin se sa lekë i ka dhënë atij ai çuni që shkuan te L. Engjëlli i përgjigjet 30 mijë lekë, ndërsa Lisi 70.

Po kështu në datë 25.12.2015, ora 23:59, Engjëlli ka telefonuar Silvanën në nr. 06…205 dhe e pyet se ku të shkojë ta marrë dhe ajo i thotë te G… Në datë 28.12.2015, Silvanën e ka telefonuar Engjëlli në nr. 06…362, ora 05:36, dhe i thotë të shkojë te një hyrje që kishin qenë dhe më parë, ku Engjëlli i thotë se ka qenë me Vlonjatin dhe e di ku ndodhet si hyrje. Sipas bisedave të datës 30.12.2015, rezulton se Engjëlli ka njohje edhe me R., e cila është kushërira e Silvanës, e përfshirë dhe ajo në prostitucion./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Imzot Xhorxh Frendo nis zyrtarisht misionin

Imzot Xhorxh Frendo nis zyrtarisht misionin

VIDEO/ Festimet e Natës së Bardhë në Tiranë

14 vdekje nga HIV AIDS në 2016

HISTORIA/ Anglezi: U martova me shqiptaren, por ishte prostitutë…

HISTORIA/ Anglezi: U martova me shqiptaren, por ishte prostitutë...
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com