Kompania “Air France”, Izraeli dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez kanë qenë objekt përgjimesh nga administrata amerikane.
E përditshmja franceze “Le Monde” ka publikuar këtë të mërkurë disa pjesë të reja nga arkiva e ish-kontraktorit të NSA-së, Edward Snowden.
Nga dokumentet rezulton se Franca ishte objekt i një programi spiunazhi të rrjeteve të telekomunikimit në bordet e avionëve të “Air France” nga NSA dhe homologia britanike GCHQ.
“Përgjimi i telefonatave në bord funksionon për mrekulli, praktikisht në kohë reale”, citohen agjentët amerikanë në dokumentet e siguruara nga “Le Monde”, raporton T.Ch.
Për të përgjuar një telefon në fluturim mjafton që ai të jetë i lidhur me internetin dhe që avioni të jetë në një lartësi prej 10 mijë këmbë.
“Qielli mund t’i përkasë NSA-së”, komentonte një drejtues i agjencisë në një letër ku përshkruante projektin.