Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e grupit të trafikantëve/ “Motrat ku ti kenë, më duket se na kanë spiunuar …..”

2017/09/17 at 10:15 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet e grupit të trafikantëve/ “Motrat ku ti kenë, më duket se na kanë spiunuar …..”

Më 11 Qershor policia e Sarandës në kuadër të operacionit Quaranta ndaloi 7 persona të cilët kryenin trafik të lëndëve narkotike, kryesisht marijuanë, kokainë dhe heroinë, të kapur në Delvinë, Tiranë, Kavajë, Fier, Vlorë e madje dhe në Zvicër.


 “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të përgjimeve të këtij grupi për episodin e 29 prillit 2014, ku në afërsi të fshatit Varfaj, në vendin e quajtur “Bushnec”, këtij grupi iu sekuestrua 670 kg marijuanë. Nga përgjimet ka rezultuar se trafikantët kanë bashkëpunuar me një polic që ishte pjesë e operacionit antidrogë.

Por çfarë është zbardhur nga përgjimet

Më datë 28.04.2014, në orën 08:18:21 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Flak nën Varfaj kan ardh 5 makina që mbrëm jan të paktën 50 veta”.

Në orën 08:19:54, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221***

me SMS-Text: “E mo mir na plas k*** ri i qet thuaj dhëndrit tënd të fiki numrat”.

 

Në orën 08:27:04, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Larg nga fusha e futbollit”.

Në orën 08:27:54 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Po mo vlla fusha është shum larg”.

Në orën 08:37:25, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Kemi shpresa mo babi”.

 

Në orën 08:42:44 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text:

“Shpresat janë të mëdha, te ajo zonë kontrolluan dje dhe nuk e gjetën madje shum afër asaj po shkuan sërisht sot aty jan shum mo ja q***a motrat ku ti ken”.

 

Ndërkohë në orën 08:42:46 vazhdon me SMS-Text: “Gjithsesi të shpresojm”.

***

Në orën 09:03:20 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Ore vlla, kjo ësht pun e spiunuar se këta nuk shkulen këtej”.

 

Në orën 09:08:12, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Po kur të thom un jo më thua ti”.

Në orën 11:30:09 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Drejtimi për aty ësht”.

Më pas i shkruan se “Jan dhe me qen kufiri”. Në orën 11:49:11 i shkruan sërish mesazh me tekst: “Po atij shokut tënd nuk mund ti thuash kthehuni”.

Ndërkohë në orën 11:50:49 i kthen mesazh me tekst: “Ja kan mar telefonat po mbase se gjejen”.

Në orën 11:52:42 i shkruan mesazh me tekst: “Po se takove mbrëm ti mo burr”, i përgjigjet në orën 11:53:39 me mesazh me tekst: “E takova more”.

DOSJA

Në aktet që përmban dosja hetimore, ndër të tjera thuhet: Nga studimi i raportit të shërbimit të datës 27.04.2014 të nënshkruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë rezulton se më datë 26.04.2014, punonjësit e policisë së sipërpërmendur, pas njoftimit të marrë nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet në D.P.P.SH kanë organizuar një shërbim në vendin e quajtur ‘Kisha’ në fshatin Lefteror, vend nga i cili kishte fushëpamje nga Mali i Sopotit dhe tek vendi i quajtur Antenat.

Rreth orës 00:15 të datës 27.04.2014 me kamera termike poshtë rrugës së antenave janë dalluar 6 kafshë, të cilat ecnin njëra pas tjetrës dhe dy shtetas, nga të cilët njëri ishte vendosur në fillim të kafshëve dhe tjetri ecte në fund. Shërbimet janë zhvendosur dhe kanë dalë në afërsi të vendit ku kryqëzohet rruga për të shkuar në Malin e Sopotit dhe në fshatin Varfaj.

Nga vëzhgimi me kamera termike është vënë re se kafshët dhe personat e dalluar kanë vazhduar rrugën në drejtim të vendit të quajtur “Shkëmbi i keq” dhe aty më pas kanë dalë kanë dalë nga rruga kryesore dhe kanë vazhduar në një bërryl, i cili të çon në një monopat mes pyllit, në rrugicën, e cila të çon në drejtim të fshatit “Varfaj”.

Kafshët dhe personat janë mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm që nga momenti që kanë dalë nga rruga kryesore dhe më pas janë futur pas një shpati. Rreth orës 04:15, në shpatin mbi fshatin Varfaj është dalluar një dritë dore, e cila zbriste në drejtim të fshatit Varfaj dhe më pas ka hyrë në fshat nga ana e staneve në drejtim të kundërt me vendin e shërbimit dhe më pas drita është fikur.

Pas rreth 30 minutash është dalluar përsëri nga ana e punonjësve të policisë dhe ka lëvizur në drejtim të vendit të quajtur “Bunkerët e Palavlisë”. Në këtë vend është nxjerrë një shërbim i përbërë nga dy agjentë. Rreth orës 05:15 në këtë vend është kapur shtetasi (xxx)

dhe pas tij ishin 3 shtetas të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar dot, pasi janë larguar me vrap nga vendi, duke hedhur përtokë një armë zjarri automatike model 56.

Dy prej personave të larguar kanë marrë rrugën në drejtim të fshatit “Koparec” dhe njëri në drejtim të fshatit “Bajkaj”.

Shtetasi (xxx) së bashku me armën e hedhur u shoqërua për në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku janë kryer veprimet e nevojshme procedurale. Nga studimi i raportit të shërbimit të datës 27.04.2014, të nënshkruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë

Sarandë rezulton se më datë 27.04.2014 rreth orës 06:30, pas njoftimit të marrë nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet në D.P.P.SH, duke qenë me shërbim në vendin e quajtur fshati Lefterol në rrethin e Delvinës janë njoftuar nga specialisti i Seksionit Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë (xxx) se një automjet do të futej në fshatin Varfaj nga vend i quajtur Ullinjtë e Priftit. Rreth orës 07:20 është afruar një automjet tip ‘Range Rover’ me targa SR8277B me sens lëvizje nga fshati Varfaj në drejtim të Delvinës. Në automjet kanë qenë katër shtetas dhe drejtues i mjetit ishte shtetasi (xxx) me banim në fshatin Vllahat të rrethit të Delvinës. Ndërkohë, pasagjer në vendin e parë ishte shtetasi (xxx) me banim në fshatin Stjar të rrethit të Delvinës. Shtetasit, të cilit ishin ulur në sedilien e pasme nuk u identifikuam dot, pasi nuk u intervistuan për shkak të mosdekonspirimit të shërbimit. Në automjet nuk është konstatuar ndonjë gjë e kundraligjshme. Pas kontrollit të ushtruar, automjeti është larguar në drejtim të Delvinës.

Etiketa: Operacioni Quaranta


Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Para
Patriarku Irinej i kërkon ndihmë Rusisë: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Patriarku Irinej i kërkon ndihmë Rusisë: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Tronditëse/ Mal i Zi, portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes

Tronditëse/ Mal i Zi, portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes

Probleme shëndetësore?!! Vesa Luma heq dorë nga aktivitetet, çfarë po ndodh me këngëtaren

Probleme shëndetësore?!! Vesa Luma heq dorë nga aktivitetet, çfarë po ndodh me këngëtaren
















TE FUNDIT

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Tetor, 2025

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
26 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë...

Lexo më shumë

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
26 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com