Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vdekje e mbi 200 personave në Sri Lanka, të cilët ranë viktimë e gjashtë shpërthimeve të ndodhura këtë mëngjes në kisha dhe hotele.
Meta shprehet se ky është një lajm shokues, ndërsa thekson se të krishterët janë sulmuar në ditën e Pashkëve nga grupet terroriste.
Presidenti e mbyll reagimin e tij në “Facebook” duke thënë se “lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”.
LEXO EDHE: Përgjaken Pashkët, vdesin 200 persona nga shpërthimet në kisha dhe hotele
Reagimi i Metës
Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve./ Opinion.al E.Xh.