Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgatitjet për presidentin Trump

2016/05/22 at 6:42 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Përgatitjet për presidentin Trump

Bill Emmott

Duke e pasur parasysh mundësinë e luftërave tregtare, luftërave valutore, si dhe mundësinë e shfuqizimit të aleancave të kamotshme të sigurisë gjatë 9-12 muajve të ardhshëm, është koha që solidariteti të vihet para rivaliteteve të vjetra dhe forcave të përçarjes. Miqtë dhe aleatët e Amerikës duhet të nisin përgatitjet për një Amerikë më pak miqësore.

Derisa miqtë dhe aleatët e Amerikës janë duke ndjekur me huti garën pothuajse të sigurt midis Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ata duhet të bëjnë më shumë. Ata duhet të shpresojnë për më të mirën, por të përgatiten edhe për më të keqen.


Pika kryesore e zgjedhjeve të 2016-s nuk është vetëm fakti se një yll i televizionit “reality” dhe magnat i patundshmërive, që kurrë nuk ka pasur post zyrtar, ka dalë të jetë kandidat i Partisë Republikane për presidencë. I rëndësishëm është dallimi që një fitore e Trumpit do të kishte në botë, krahasuar me fitoren e Clintonit.

Në secilën zgjedhje presidenciale amerikane në periudhën bashkëkohore, miqtë dhe aleatët e Amerikës kanë pasur preferencat e tyre private. Por kurrë nuk ka ndodhur më parë që kandidati demokrat dhe ai republikan të jenë si nata me ditë. Nuk ka pasur një hendek të pakapërcyeshëm midis Reaganit dhe Carterit, apo Clintonit dhe Bushit, apo Bushit dhe Gore, apo Obamas dhe McCainit. Një hendek i tillë ekziston midis Trumpit dhe Clintonit.

Për pjesën tjetër të botës, Clintoni përfaqëson vazhdimësi, teksa Trump nënkupton ndryshim drastik. Përmasat e këtij ndryshimi nuk dihen, por supozimi se kandidatët përqendrohen te përkrahësit kryesorë të partisë gjatë periudhës së garave për nominim, e pastaj përqendrohen në qendër për zgjedhjet kryesore, nuk vlen në rastin e Trumpit. Kandidatura e tij është abnormale.

Prandaj, përgatitjet marrin kuptim. Trump konfirmoi gjatë fjalimit të tij për politikën e jashtme, në Qendrën për Interesin Nacional në Washington DC, më 27 prill, se “Amerika e para” do të jetë elementi qendror i administratës së tij. Ai do të refuzonte marrëveshjet shumëpalëshe tregtare dhe institucionet, do të merrte qëndrim shumë më të ashpër për imigrimin e paligjshëm dhe do të kishte një qasje të re rreth aleancave të mbrojtjes dhe të sigurisë. Trump deklaroi gjatë atij fjalimi se dëshiron që SHBA-ja të jetë “e paparashikueshme”, por po ashtu e bëri të qartë se nuk do të hiqte dorë prej qëndrimit bazë. Aleatët do të duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Dhe, ata duhet të presin masa të ashpra nga administrata e tij, po qe se kanë vazhdimisht suficit të madh tregtar me SHBA-në.

Marrëveshjet rajonale, si Marrëveshja Veriamerikane për Tregti të Lirë e 1994-s (NAFTA), midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, paraqesin “fatkeqësi totale”, të cilat ia kanë lidhur duart Amerikës. Pra, mund të supozohet se ato do të shfuqizoheshin.

Pra, si mund të përgatiten për një president Trump miqtë dhe aleatët? Në mënyrë diskrete, natyrisht. Por, autori i bestsellerit të 1987-s, “The Art of the Deal” me siguri do të pajtohej se përgatitja e mirëfilltë është esenca e arritjes së një ujdie të mirë. Nëse Trump gjen dëshmi të saj, pasi që e fiton Shtëpinë e Bardhë, ai me siguri se do të admironte homologët e tij, ndonëse në mënyrë sekrete.

Janë dy gjëra që mund të bëhen prej miqve dhe aleatëve, për t’u përgatitur për më të keqen. Njëra është që ata të bëhen më të fortë, e rrjedhimisht edhe në gjendje që t’i bëjnë ballë atij. Tjetra është që të konsolidojnë miqësitë dhe aleancat njëra me tjetrën, në pritje të një “çarjeje” pas “Amerika e para”, që do të prekte partneritetet e vjetra dhe rendin liberal ndërkombëtar që ka mbizotëruar që nga vitet dyzet.

Një Japoni e dobët dhe një koleksion i përçarë i 28 shteteve në Bashkimin Evropian do të ishte shënjestër për presidentin Trump. Një Japoni që gjatë 12 muajve të ardhshëm mbështet strategjinë e liberalizimit, që përforcon rritjen, e cila shpesh është premtuar nga kryeministri Shinzo Abe, do të ishte në pozitë më të fortë. Më të forta do të ishin edhe shtetet evropiane që heqin dorë nga obsesioni me masa shtrënguese fiskale dhe të përdorin programet për investim publik për nxitjen e rritjes dhe uljen e papunësisë.
Hapat e tillë, që janë të nevojshëm në secilin variant, do ta lehtësonin detyrën e ndërtimit të aleancave më të forta – të cilat mund të bëhen esenciale.

Nëse administrata Trump synon ta shfuqizojë NAFTA-n, Kanadaja dhe Meksika do të duhej të bashkoheshin rreth një kauze të përbashkët. Po qe se ai vendos që të heqë marrëveshjen tregtare të Partneritetit Trans-Pacifik (TPP), e negociuar nga administrata Obama me 12 ekonomi të Azisë-Paqësorit, atëherë këto shtete, mbase të udhëhequra nga Japonia apo Australia, duhet të jenë të gatshme ta vazhdojnë marrëveshjen midis vetes (edhe Clinton është shprehur kundër TPP-së, por kjo mund të jetë lëvizje thjesht taktike; në rastin e Trumpit nuk mund të supozohet diçka e tillë).
E njëjta gjë vlen për Evropën.

Për t’iu shmangur varësisë nga Trumpi, sa i përket tregtisë apo sigurisë, anëtaret e BE-së dhe të NATO-s duhet të përgatiten për t’u lidhur njëra me tjetrën. Kjo mund të nënkuptojë edhe që ato të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre – një kërkesë kjo jo edhe e paarsyeshme e Trumpit.

Sidoqoftë, solidariteti evropian është në rënie, shkaku i krizës me migrantë dhe pasojave ekonomike të kolapsit financiar të 2008-s. Më 23 qershor, votuesit britanikë mund ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen, po qe se në referendumin e tyre votojnë për t’u larguar nga BE-ja. Për ta fuqizuar Britaninë, si dhe vetë BE-në, në përgatitje të një presidence Trump, ata do të këshilloheshin që të mbesin pjesë e bllokut.

Azia nuk është njohur për solidaritet. Ajo është varur, mbase edhe jashtë mase, nga ndikimi amerikan, për balancimin e rivaliteteve të brendshme. Japonia, për shembull, ka lidhje të ngushta me shtetet e Azisë Juglindore, por jo edhe raporte formale të sigurisë me to. Si Japonia, ashtu edhe fqinji më i afërt i saj, Koreja Jugore, kanë traktate të kamotshme të sigurisë me SHBA-në, por janë rivale njëra me tjetrën.

Duke e pasur parasysh mundësinë e luftërave tregtare, luftërave valutore, si dhe mundësinë e shfuqizimit të aleancave të kamotshme të sigurisë gjatë 9-12 muajve të ardhshëm, është koha që solidariteti të vihet para rivaliteteve të vjetra dhe forcave të përçarjes. Miqtë dhe aleatët e Amerikës duhet të nisin përgatitjet për një Amerikë më pak miqësore.

(Autori ishte kryeredaktor i “The Economist”. Vështrimi është shkruar për rrjetin e gazetarisë botërore “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)



Ju sugjerojmë

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

17 Maj, 2025 3:44 pm
Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe
Aktualitet

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe

17 Maj, 2025 1:16 pm
Para
Video/ Ja si do të titullohet klipi i Arilena Arës

Video/ Ja si do të titullohet klipi i Arilena Arës

Ja sa e paguan Kim Kardashian grimierin shqiptar

Ja sa e paguan Kim Kardashian grimierin shqiptar

Vullkan në Indonezi, shtatë persona humbasin jetën

Vullkan në Indonezi, shtatë persona humbasin jetën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
17 Maj, 2025

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës.  Ushtria e bëri këtë...

Lexo më shumë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
17 Maj, 2025

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Lexo më shumë

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
17 Maj, 2025

Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për qarkun e Tiranës, pa prodhuar ndonjë ndryshim rezultati për kandidatët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com