Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Në garën për drejtorin e BKH janë 7 kandidat Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Tani komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëjë edhe renditjen përfundimtare. Më pas, treshja e prokurorëve do të dërgojnë emrat në KLP për miratim.














