Ka përfunduar pas gati tre orësh protesta e opozitës në kryeqytet.
Tubimi nisi në orën 17:00, ku qytetarët u grumbulluan duke bllokuar pesë pikat kyçe në Tiranë, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Ëilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.
Në këtë protestë për herë të parë ishte prezent edhe Sali Berisha, i cili prej 10 muajsh ishte në arrest shtëpie.
Kjo protestë u shoqërua nga incidentet dhe përplasjet midis policisë e protestuesve, ku u raportua se nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj u dhunua nga efektivët.