Ka përfunduar takimi mes Kryemistrit Edi Rama dhe zyrtarit të lartë të departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee. Takimi nisi në 10:30 dhe përfundoi pak para orës 12:00. Pritet që zyra e shtypit të zbardhë bisedën.
Sakaq, Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë është drejtuar për në Kryesinë e Kuvendit ku do të takojë z.Ilir Meta ndërsa takimi me Bashën është planifikuar në 14:30 në selinë e PD-së.
Ndërsa Rama njofton se pas takimit me z. Brian Yee do të jetë tek parku i lodrave tek Liqeni Artificial me gjysher, gjyshe, mbesa e nipër. Aktiviteti i Ramës transmetohet live në facebook.
/Opinion.al