Ka përfunduar takimi mes Lulzim Bashës dhe Pandeli Majkos në hotel Rogner. Basha foli për mediat e pranishme, në përfundim të këtij takimi duke thënë se: “Diskutuam me Majkon mbi asamblenë e NATO-s e cila zhvillohet në Tiranë pas dy javësh dhe çështje të tjera të aktualitetit politik”.
Basha foli me respekt për Pandeli Majkon, duke vlerësuar për kontributin ndër vite si deputet i parlamentit.
“Shpresoj që komunikimi politik normal të mos të përbëjë më lajm në Shqipëri edhe pse kemi qendime të kundërta”, tha më tej Basha.
I pyetur nëse do marrë pjesë në Asamblenë e NATO-s, lideri demokrat tha se “do të shoh axhendës pasi ka edhe një takim të partive popullore europiane në të njëjtat data”.
Takimi u zhvilla në hotel Rogner dhe zgjati rreth 40 minuta (11:00-11:40). /Opinion.al