Ka përfunduar ndeshja e parë e Shqipërisë në Francë 2016. Shqipëria është mundur nga Zvicra me një gol Fabian Shar, shënuar në minutën e katërt të pjesës së parë. Edhe njëherë Shqipëria ka treguar mungesën e eksperiencës në evente të tilla. Gjë që është vënë re si në pësimin e golit të shpejtë, ashtu edhe në daljen me karton të kuq të Canës, por edhe rastet e pastra të panumërta të humbura nga Sadiku dhe sidomos Gashi që i vetëm me portën në fund të ndeshjes nuk mund të shënojë përballë portierit. Kjo ishte Shqipëria në këtë ndeshje. Një Shqipëri që ka luftuar deri në fund, por që kuptohet sido që të shkojë objektivin e saj madhor e ka arritur. Atë të pjesëmarrjes në Europian.