Ka përfunduar seanca dhe trupa gjykuese është tërhequr për vendim për Erion Veliajn dhe personat e tjerë të akuzuar.
Gjyqtari Erjon Bani është tërhequr në Dhomë Këshillimi për vendimin nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë të cilat i ka firmosur në mungesë, apo do t’i ndryshojë.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka masë sigurie arrest në burg, biznesmeni Elman Abule arrest në burg, Ajola Xoxa arrest në shtëpi dhe 5 biznesmenë të tjerë janë me masë detyrim paraqitje.