Ka përfunduar Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE për “Planin e rritjes ekonomike”, i cili u zhvillua në Tiranë.
Pas përfundimit të Samitit, është realizuar foto familjare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE.
Samiti ka zgjatur rreth 1 orë dhe u diskutua për planin e rritjes ekonomike, si edhe procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.