Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste.
Tashmë që gjithçka ka përfunduar, PDIU ka marrë vetëm 5 vota më shumë se në 25 qershor. Në këtë mënyrë Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë mandatin e deputetit për vetëm 35 vota.