Ka përfunduar pas pesë orësh seanca në ngarkim të personave që akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Mësohet se seanca e radhës është caktuar në datë 1 dhe 24 nëntor, ku do dëshmojë sërish Ndrek Prenga dhe vëllai tjetër Anton Prenga.
Ndrekë Prenga erdhi mbrëmë nga Londra për të dëshmuar ditën e sotme në GJKKO.
Ai ka rrëfyer se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit të burgut.