Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, i cili për herë të parë në historinë e tij është luajtur jashtë Tiranës, në Elbasan. Një ndeshje me ritëm e raste të shumta, e denjë për një derbi, por fatkeqësisht i mungoi goli.
Në minutën e 31-të, Tirana i pati të gjitha mundësitë të kalonte në avantazh me anë të Merveille, por futbollisti hezitoi të godiste në momentet e fundit kur ishte i vetëm me portierin Hoxha.
Më pas, një mundësi e artë për Torasën, dy minuta para fundit të pjesës së parë, por edhe këtë herë lojtari nuk është treguar i saktë para Likës.
Edhe me nisjen e pjesës së dytë, ishte sërish Torasa në minutën e 55 të ndeshjes. Pasi i shmanget bukur njërit prej lojtarëve të Tiranës, lëshon një të djathtë të fuqishme drejt portës, por topi përplaset në shtyllë. Porta e Tiranës u trondit sërish në minutën e 69, këtë herë me Bathën, i cili goditi nga 25 metra, por topi përfundoi në traversë.
Rezultati o me o nuk ndryshoi edhe pas 8 minutave shtesë në fund të ndeshjes.