Kreu i ALUIZNI -t, Artan Lame, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, pas një ataku kardiak që pësoi mbrëmjen e shkuar. Ndërhyrja ishte e vështirë. Ajo ka zgjatur 12 orë dhe përfundoi me sukses. Operacioni u krye në Spitalin Amerikan nga mjekë kardiokirurgë të specializuar.