Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e mbledhur nga presidenti Meta, e cila ka pasur në fokus dhunën në familje, duke u marr shkas edhe nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi. Menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, presidenti Ilir Meta ka folur për gazetarët.
Meta u shpreh se mbledhja doli me sukses, dhe se ka një përpjekje për krijimin e institucioneve të reja. Nga ana tjetër ai pranoi problematikat e drejtësisë, por u shpreh optimist për vazhdimësinë.