Sot në orën 17:00 socialistët do të votojnë për Ilir Metën President. Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar paraditen e sotme dhe kryetari Rama dha porositë e fundit për të tijët përpara votimit për Metën. “Duhen të jenë të gjithë”, ka thënë ai në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Ndersa porosia e dytë ka qenë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai i ka kerkuar deputeteve qe ta transmetojne edhe ne baze qe ne 18 qershor te mos kete asnje shkelje ne procesin zgjedhor dhe asnje skandal gjate votimit.