Kadastra e Lushnjes ka mbyllur procesin e digjitalizimit. Kreu i kadastrës Artan Lame pa nga afër këtë proces, nga ku u shpreh se janë 163 kartela të digjitalizuara dhe 1.5 miluion dokumente të skanuara.
Artan Lame: Vetëm për Lushnjen u përpunuan:
– 122 zona Kadastrale;
– 92.000 referenca pasurish;
– 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara;
– 1,5 milion dokumenta të skanuara.
Sipas Lames, nëpërmjet digjitlizimit, jo vetëm do rritet shpejtësia e shërbimit por edhe siguria e pronës, duke i dhënë fund regjistrave me fletë të grisura dhe pronave të tjetërsuara.
Procesi i digjitalizimit të dokumentave të pronësisë vijion në të gjithë vendin.
Artan Lame: Faza e rradhës do të jetë përfundimi i këtij proçesi për Durrësin (përfshirë dhe Kavajën) dhe Tiranën (përfshirë dhe Krujën), ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milionë dokumentave, ose rreth 50% e të gjithë volumit të punës.
Çdo ditë në digjitalizohen 4000 kartela dhe skanohen rreth 54.000 dokumenta pronësore. Ndërkohë që gjithë procesi do të mbyllet në fund të 2023.