Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfshirja e “non gratave” në qeverinë e Serbisë zhgënjen SHBA

2024/05/01 at 10:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfshirja e “non gratave” në qeverinë e Serbisë zhgënjen SHBA

Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e zbulimit Aleksandar Vulin, një politikan që mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur non grata.

Njoftimi u bë të martën nga kryeministri i mandatuar për formimin e qeverisë së re, Millosh Vuçeviç.

Aleksandar Vulin do të shërbejë si një prej disa zëvendëskryeministrave, tha Millosh Vuçeviç, ndërsa njoftoi përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm, që pritet të votohet në parlament në ditët në vijim.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se, “Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e qeverisë së Serbisë. Jemi të zhgënjyer kur shohim dy persona të sanksionuar të propozohen për poste në qeverinë e re. Qëndrimi ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara”.

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Përfshirja e Aleksandar Vulinit në qeverinë e re sugjeron forcimin e lidhjeve me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur zyrtarisht pro-Bashkimit Evropian nga Serbia.

Partia opozitare Lëvizja e Qytetarëve të Lirë tha se me përfshirjen e Aleksandar Vulinit në qeverinë e re “Serbia zyrtarisht nuk është më në rrugën evropiane”. Partia Liberale tha se emërimi i tij paralajmëron “izolimin ndërkombëtar, konflikte në rajon, lidhje me Rusinë si dhe goditje për të gjitha liritë civile në vendin tonë”.

Në korrik, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Aleksandar Vulinit, duke e akuzuar atë për transport të paligjshëm armësh, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se ai ka përdorur postin e tij, për të ndihmuar një tregtar serb armësh, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, që të transportonte dërgesa të paligjshme armësh, përtej kufijve të Serbisë. Autoritetet amerikane e akuzojnë Aleksandar Vulinin për përfshirje në një rrjet trafiku droge.

Aleksandar Vulin dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë serbe së Zbulimit (BIA) pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij. Ai kishte shërbyer më parë edhe në detyrën e shefit të ushtrisë dhe policisë. Së fundmi ai ka marrë dy medalje nderi nga Rusia, njërën prej Shërbimit Federal të Sigurisë ruse dhe tjetrën nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Millosh Vuçeviç, i emëruar për postin e kryeministrit, ka shërbyer më parë si ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Emërimi i tij erdhi pas një procesi të tensionuar zgjedhor në muajin dhjetor, ku partia e djathtë populiste në pushtet e Presidentit Aleksandar Vuçiç fitoi shumicën e vendeve në parlamentin prej 250 anëtarësh.

Zgjedhjet nxitën tensione politike për shkak të njoftimeve për parregullsi në masë, të raportuara nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Pas zgjedhjeve opozita organizoi protesta./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Kokaina në mes të detit! Telefoni i ish-policit “zbërthen” trafikantët e tjerë

Kokaina në mes të detit! Telefoni i ish-policit “zbërthen” trafikantët e tjerë

Von Cramon: Serbia duhet përzënë! S’ka më para të BE, e as pako të zgjerimit për të

Von Cramon: Serbia duhet përzënë! S’ka më para të BE, e as pako të zgjerimit për të

Meta: Ministria e Infrastrukturës tendera sekret?! Vjedhje e hapur kriminale, me trefishin e kostos 

Meta: Ministria e Infrastrukturës tendera sekret?! Vjedhje e hapur kriminale, me trefishin e kostos 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com