Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës.
Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur katër mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht flakët janë vënë nën kontroll në zonat ku kishte biznese pranë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në krijimin e vatrave të para të zjarrit.