Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri një pus nafte në fshatin Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikësetë cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Sipas informacioneve, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.