Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen “Partizani”. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime.
Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar tre zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë vijojnë hetimet./ Opinion.al