Mbrëmjen e sotme një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në By Passin Orikum – Vlorë rreth orës 19:25.
Makina në pronësi të një 48-vjeçari nga Tirana u përfshi papritur nga flakët e zjarrit.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Patrulla e policisë dhe zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet që zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.