Një banesë në Mat është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u plagosën katër anëtarë të një familjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.
Ata janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë ndërsa policia ka nisur hetimet.
Dyshohet se zjarri në banesë ka ardhur një pajisje elektronike e harruar ndezur nga pakujdesia.
Njoftimi i policisë:
“Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë e një pajisje elektronike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë“./ Opinion.al