Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, një i moshuar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi në Bubullimë. Mësohet se në banesë jetonte një çift të moshuarish. Si pasojë e flakëve raportohet se Koli Koçi, 82 vjeç, ka ndërruar jetë. Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij, Kristina.
Pasi janë sinjalizuar për rastin, shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Siç shihet në foto zjarri ka ‘përpirë’ gjithçka. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.