Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët, por nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët. Ndërkohë, po hetohen shkaqet.