Është përfshirë nga zjarri një anije që bën linjën Sarandë-Korfuz. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në qytetin bregdetar. Mësohet se anija “Santa” kishte 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.
Fatmirësisht në momentin e flakëve nuk ka pasur persona në bord.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit për të shuar flakët.