Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në nënstacionin elektrik, afër lagjes 18 në qytetin e Korçës.
Shkak për rënien e zjarrit në nënstacion dyshohet të jenë temperaturat e larta dhe ngarkesa në rrjetin elektrik, gjë që mund të ketë sjellë dëmtimin e njërit prej friderave.
Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike 1/3 e qytetit të Korçës. Zjarrfikësja dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje.
Ndërsa në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.