Pasditen e sotme, spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët. Raportohet se zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Flakët kanë krijuar një shqetësim për pacientët dhe stafin e mjekëve, por situata është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit e Shkodrës, të cilët shuan flakët brenda pak minutave duke kthyer normalitetin.
Policia po punon për të gjetur shkaqet e këtij zjarri që përfshiu dhomën e farmacisë në spitalin e Shkodrës.