Pylli i Darzezës në Fier është përfshirë nga një zjarr i përmasave te mëdha. Mësohet se deri më tani, nga pylli me pisha është shkrumbuar një sipërfaqe mbi 1 hektar. Përhapja e zjarrit po favorizohet dhe nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse të qytetit të Fierit dhe të Ballshit, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Edhe pse në zonë ndodhen disa bare dhe ndërtesa provizore pranë plazhit, raportohet se deri më tani nuk ka rrezik për këto objekte. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme./Opinion.al