Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në Novoselë të Vlorës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit, për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen.