Automjeti i një efektivi policie është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 3 të Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).
Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.