Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Rrapsh-Hot.
Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:05.
Dyshohet se shkak për djegien e makinës është bërë një shkëndijë elektrike.
“Koplik/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Rrapsh-Hot”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies./Opinion.al