Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije se në lagjen “Grehot”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit V. M.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.